Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Tetor 2020, 13:01

U shfaq i tjetërsuar nga Koronavirusi, ekipi i Juventusit jep lajmin e madh për Cristiano Ronaldon

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo është shëruar nga Koronavirusi, pas 19 ditësh izolim dhe tre testesh pozitive. Lajmin e ka bërë të ditur ekipi i Juventusit, me anë të një statusi në Twitter.

Ronaldo ka fituar betejën dhe do t'i bashkohet sërish skuadrës së tij. Përgjatë kësaj periudhe futbollisti është treguar shumë aktiv në rrjete sociale, ku është shfaqur ndryshe nga ç'jemi mësuar ta shikojmë zakonisht.

Ai ka qethur flokët zero si dhe duket më i dobët se zakonisht. Mediat e huaja kanë shkruar se humbja e peshës mund të ketë lidhje me pasojat e Covid-19.