Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Tetor 2020, 09:09

'O budalla, o psikopat', plas keq sherri në 'Hell's Kitchen', dy konkurrentët gjuajnë njëri-tjetrin

Mbrëmjen e djeshme, dy ndër konkurrentët e Hell's Kitchen, Indriti dhe Martini janë grindur keq me njëri-tjetrin.

Teksa Indriti ende nuk kishte përfunduar pjatën, Martini shkoi te vendi i tij duke e provokuar: "Shih akoma s'ka mbaruar i mbaruari!"Indriti i kërkoi Martinit të shkonte te vendi i tij, mirëpo ky i fundit refuzoi. "O idiot", "O debil", "O kokrra e injorantit", dëgjohen t'i thonë njëri-tjetrit konkurrentët. Më pas sherri agrevoi nga të shara në gjuajtje fizike.

Pjesë nga biseda në studio:

Indriti: O kokrra injorantit

Martini: O budalla

Indriti: Rri urtë se ta plasa

Martini: Ça më plase

Indriti: O spec

Martini: Ça më plase ti

Indriti: Vazhdo te vendi jot, vazhdo te vendi jot

(Martini refuzon të largohet dhe vazhdon me provokime)

Indriti: O kaçul (teksa e prek me dorë te hunda)

Martini: Mos më prek mua me dorë (dhe i derdh salcën në bluzë, duke agrevuar situatën, Indriti i hedh pjatën e ushqimit në fytyrë)

Pas këtij momenti, dyshja filluan të gjuanin njëri-tjetrin fizikisht, derisa konkurrentët tjerë ndërhynë.

Martini: Kë prek me dorë ti? O debil, o psikopat