Reperi i njohur Gold Ag dhe bashkëshortja e tij Ermira Shkodra po presin të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e dha vetë reperi, i cili gjithashtu së fundmi ka zbuluar edhe gjininë e bebit.

I ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, Gold Ag tregoi se ai dhe Ermira do bëhen me djalë.

Gold Ag u shpreh gjatë intervistës se nuk dëshiron që askush të flasë për gruan e tij dhe po përpiqet ta mbajë larg jetës publike.

"Nuk dua askush të flet për gruan time. E kam për vete atë. Më kanë thënë a ka mundësi edhe për intervistë. Nuk ka mundësi. Ajo nuk është fytyrë publike. Unë jam këngëtar por jam edhe shqiptar. Nuk dua të bëjë gjëra të pahijshme për llajka. Për grua shqiptari edhe të gjuan. Për gra njerëzit futen në bela. Unë gruan e dua fort ama nuk e kam për ta reklamuar në televizione. Ajo është privatësia ime që dua ta ruaj. Asgjë më shumë", tha reperi.



