Shumë qytetarë kanë mbetur nën rrënoja pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7 të shkallës Rihter që goditi këtë të premte Izmirin, Turqi.
Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit dhe qytetarët po luftojnë me kohën për të shpëtuar ata që janë nën rrënoja.
Ndërkohë në rrjete sociale po qarkullon një foto ku shihet mesazhi i dërguar nga një person nën rrënoja që kërkon ndihmë.
"Ju lutem na ndihmoni, nuk po marrim dot frymë", shkruan qytetari.
Personi që përgjigjet i thotë që t’i japë adresën në mënyrë që të shkojë ta ndihmojë.

