Nga Shqipëria / E Enjte 17 Shtator 2020, 16:04

E fundit/ 132 raste të reja sot, bie numri i rasteve në Tiranë, ja qytetet më të infektuara

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 17 shtator 2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24-orëve të fundit janë testuar 817 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 132 raste të reja. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq.

55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në 6788 që nga fillimi i epidemisë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.