Nga Shqipëria / E Hënë 6 Prill 2020, 15:03

Rama nxjerr statistikat: Nëse nuk do merreshin masat ja në ç'gjendje do ishim

Gjatë videos live në Facebook kryeministri Rama foli për skenarët e mundshëm që pandemia mund të shkaktonte në vendin tonë nëse nuk do të merreshin masat.

Nëse nuk do të ishin marrë masa, projeksioni mesatar për numrin e të infektuarve do të ishte rreth 3008 persona, ndërsa në situatën aktuale sot shënohen 377 raste të konfirmuara.

Ndërsa skenari për viktimat nëse nuk do merreshin masat mesatarisht sot do të ishte rreth 268, ndërsa aktualisht janë shënuar 21 jetë të humbura nga koronavirusi.