Nga Shqipëria / E Hënë 6 Prill 2020, 12:12

Futet në intubim Kryeministri britanik, flasin doktorët: Ka rrezikuar shëndetin duke...

Mbrëmjen e djeshme u bë e ditur se kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është shtruar në spital pak ditë pasi u infektua me koronavirus. Kryeministri vazhdonte me simptomat e virusit dhe temperaturë të lartë.

Sot "Daily mail", raporton se Johnson është futur në intubim dhe mjekët janë shqetësuar pasi simptomat nuk kanë kaluar ende, 10 ditë pasi testi i doli pozitiv.

Sipas tyre kryeministri ka rrezikuar shëndetin e tij duke vazhduar punën pa pushim. Ai do të vazhdojë të qëndrojë në spital pa një afat kohor. Ekspertët thonë se ekziston rreziku i pneumonisë kur një temperaturë zgjat më shumë se një javë. Gjithashtu thonë se Johnson është kollitur shumë gjatë fjalimeve në konferencë.

Ndërkohë punën e kryeministrit po e vazhdon zëvendësi i tij, Dominic Raab i cili po kryeson mbledhjen e përditshme.