Nga Shqipëria / E Hënë 6 Prill 2020, 10:10

Vendoset tuneli dezinfektues në Kombinat, nuk lejohet të hyni nëse nuk keni...

Ditën e sotme është vendosur në tregun e Kombinatit me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, një tunel dezinfektues. 

Asnjë nga qytetarët nuk është lejuar të hyjë në treg pa maskë dhe doreza, ndërkohë që personat që kanë qenë pa këto masa mbrojtëse janë pajisur nga punonjësit e bashkisë me maska e doreza. Gjithashtu bëhet një kontroll i imtësishëm për lejen për të lëvizur në këto fasha orare.

Tek rrugica ku është tregu i Kombinatit, secili prej tregtarëve do të ketë një pullë të verdhë në pragun e subjektit tregtar. Tek shenja e vendosur me ngjyrë të verdhë blerësi do të mund të komunikojë me shitësin dhe do të mund të bëjë blerjet, e liron pastaj vendin, dhe vjen dikush tjetër. Tregu është me një kalim, pra futesh nga një vend, dhe del në një vend tjetër, si një rrugë njëkalimshe.

Më poshtë pamjet nga Abc News.