Nga Shqipëria / E Hënë 6 Prill 2020, 10:10

Flet infermieri shqiptar në Itali: Pacientët janë të braktisur, është si gjendje lufte

Roland Çela është infermier që punon prej vitesh në spitalin infektiv “Sando Mato” në Milano. Prej shumë javësh ai po lufton në vijën e parë të luftës kundër Covid-19. Ai tregon se kjo është situata më dramatike që ka përjetuar në jetën dhe punën e tij. “Sidomos ditët e para ishin shumë të vështira. Ishim të papërgatitur. Nuk kishte kontrolle. Nuk dinim të adminstronim situatën”.

Për shkak se asnjë familjar nuk lejohet të hyjnë në spital, kanë mbetur sendet personale të atyre që kanë humbur jetën.

“Atje nuk lejohet të futet asnjë familjar. Na kanë ngeluer shumë gjëra personale të pacientëve në një dhomë që janë në pritje të familjarëve. Problemi është që më përpara se të vdesin, kanë pasue gjithmonë një familjar. Në këto momente ata janë vetëm, duken si të braktisur, si gjendje lufte”, tha infermieri për Klan plus.

Sipas tij, çdo ditë ata janë në kontakt me psikologun e spitalit për të menaxhuar stresin.

“Spitali çdo ditë na informon me procedurat e reja të trajtimit të pacintëve dhe problemet tona emocionale. Tani është pak më ndryshe, edhe ne arrijmë të mësohemi me këtë ritëm dhe këtë mënyrë të punuari”.

Kur mendoni se do të ketë ulje të rasteve?

“Dhe ne çdo ditë për këtë pyesim, kur do mbarojë sepse është shumë e vështirë të punosh në këto kushte. Kemi frikën se dhe ne po kontaminohemi. Kurba fillon të bjerë”.