Izolimi ka rezultuar i suksesshëm në Itali. Sot raportohet se në 24 orët e fundit janë shënuar 525 viktima nga Covid-19, numri më i ulët ditor i vdekjeve dy javët e fundit.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është rritur nga 124.632 në 128.948, një rritje më e ulët se një ditë më parë.
Italia po sheh një dritë shprese gati një muaj pasi qeveria vendosi një bllokim mbarëkombëtar në 9 Mars.
21.815 pacientë janë deklaruar të shëruar dhe 3,977 pacientë janë në kujdesin intensiv.
