Shkalla e rasteve të reja me koronavirus dhe vdekjeve në Spanjë është ulur ndërkohë që vendi është nën një mbyllje gati totale. Raportohet se 674 viktima janë shënuar 24 orët e fundit, që tregon një rënie nga e shtuna e cila shënoi 809 viktima dhe e enjta e cila shënoi rekord me 950 viktima, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në Spanjë.
Numri total i rasteve të reja u rrit nga 124.736 që ishte të shtunën në 130.759 sot.
"Sot bashkohem me kolegët për të dhënë një mesazh të vogël shprese. Ne jemi në rrugën e duhur dhe do ta mposhtim virusin", tha gjenerali Miguel Angel Villaroya, shefi i shtabit të mbrojtjes, gjatë një konference ditën e sotme.
