Aktori i njohur shkodran i humorit, Gëzim Kruja, është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare. Prej disa kohësh ai ishte në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Kruja dha një kontribut të madh në artin e humorit, duke shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ai e ushtroi profesionin e tij për 52 vite dhe është nderuar me çmime të ndryshme.

Në vitin 2004 mori titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 mori titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 iu dha titulli “Mjeshtër i Madh”.




