Një 71 vjeçar nga Kembrixh, i quajtur Alan Smith, raportohet se ka goditur për vdekje me thikë bashkëshorten, Elsie, po 71 vjeç. Më pas ai ka vrarë dhe veten. Mendohet se shkak për vrasjen e dyfishtë është bërë frika nga izolimi.
Çifti u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre. Elsie u gjet me plagë thike në qafë dhe në kokë, ndërkohë që Alan u gjet i vdekur në shtratin e tij.
Fqinjët e dyshes kanë treguar për policinë se 71 vjeçari iu kishte treguar për frikën që i shkaktonte ky izolim- duke përfshirë pamundësinë për të bërë pazar dhe mbarimin e ushqimit. Po ashtu ai ishte shumë i shqetësuar për mbarimin e ilaçeve.
Dennis Kingsley, një fqinj i tyre, është shprehur: "Ishin një çift i mirë dhe kishin vite që jetonin këtu. Kisha dëgjuar që ata ishin të shqetësuar se nuk do mund të merrnin çfarë donin në dyqane, për shkak se gjërat po mbaronin. Ata kurrë nuk kanë marrë ushqim me porosi dhe dilnin vetë të merrnin gjërat e nevojshme. Do të ishte e vështirë për ta.
Kam dëgjuar po ashtu se ai ishte i shqetësuar për marrjen e ilaçeve. Ai vuante nga një sëmundje."
Fqinjët kanë treguar se Alan dhe e shoqja, ishin një çift i bukur dhe miqësor.
Burimi: "Daily Mail"
