Në Shqipëri është shënuar viktima e 20 nga Koronavirusi vetëm pak para mesnatës. Një 80 vjeçare nga Shkodra, e cila ishte konfirmuar me Koronavirus ditën e djeshme, ka humbur jetën.
E moshuara është viktima e parë në qytetin e Shkodrës. "News24" bën me dije se 80 vjeçarja kishte dhe sëmundje bashkëshoqëruese si diabeti dhe tensioni.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në spitalin e Infektivit humbi jetën dhe një paciente 85 vjeçare nga Tirana. Po ashtu dhe ajo kishte sëmundje shoqëruese si artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension.
