Një nga çiftet më të njohur të showbizit Channing Tatum dhe Jessie J, në Janar të këtij vit u rikthyen sërish bashkë pas dy muajsh të ndarë. Mirëpo siç duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet pasi mediat e huaja kanë raportuar se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes.

Një burim pranë çiftit ka treguar se Jessie dhe Channing e kishin mjaft përzemër njëri-tjetrin, aq sa për të provuar sërish, por kanë kuptuar që është më mirë ta lënë pas këtë histori.

Sipas burimeve, ndonëse të ndarë dyshja vazhdojnë të mbeten miq me njëri-tjetrin. Jess dhe Channing ende nuk e kanë konfirmuar ndarjen.






