Nga Shqipëria / E Diel 5 Prill 2020, 09:09

Shënohet viktima e 19 nga Koronavirusi në Shqipëri

Mbrëmjen e djeshme është shënuar viktima e 19 nga Koronavirusi në Shqipëri. Një 85 vjeçare nga Tirana ka humbur jetën në spitalin e Infektivit.

Pacientja me iniciale S.D, kishte 4 ditë e shtruar dhe po ashtu kishte disa sëmundje shoqëruese si artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension.

Kujtojmë se ka shkuar në 333 numri i të infektuarve me Koronavirus në Shqipëri. Vetëm ditën e djeshme u shënuan 29 raste të reja, shifra më e lartë që nga përhapja e virusit në vendin tonë.