Ish-futbollisti dhe biznesmeni Oni Hysenbelliu ka sot ditëlindjen dhe për shkak të pandemisë së Koronavirusit që ka mbërthyer botën, ai është detyruar ta festojë në shtëpi. Oni ka publikuar një foto ku shfaqet me disa shampanjë dhe dy torta që mbajnë numrin 28.

"Është ditëlindja ime sot. Duke i hapur shampanjat nga shtëpia këtë vit", ka shkruar Oni.

Në disa postime të tjera ai ka treguar edhe surprizën që i kanë bërë familjarët të cilët ia kanë mbushur shtëpinë me tollumbaca dhe në to varen fotografi me kujtime të çmuara.

