Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Prill 2020, 10:10

Koronavirusi: Çdo person i nënshtrohet testit përpara takimit me Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se çdo person që do të ketë kontakt me presidentin Trump dhe zëvendës presidentin Mike Pence, do t'i nënshtrohet fillimisht testit të Koronavirusit.

Kjo bëhet për të ruajtur shëndetin dhe sigurinë e tyre. Testi do iu bëhet pasi ka persona që e kanë kontraktuar ama nuk po tregojnë menjëherë simptoma.

Trump iu tha gazetarëve në një konferencë për shtyp të premten se një grup i drejtuesve të naftës me të cilin ishte takuar, ishin testuar për virusin përpara takimit. Ai tregoi gjithashtu se nuk kishte dijeni për këtë.