Nga Shqipëria / E Premte 3 Prill 2020, 23:11

Rama: Po studiojmë legalizimin e hashashit...

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në një lidhje direkte për emisionin "Zonë e lirë". Ai bëri të ditur se po studiohet lejimi i hashashit për qëllime mjekësore në vend.

Rama tregoi se shumë shtete të tjera e kanë bërë, ndërsa Shqipëria nuk është ende në kapitullin e fundit.

"Atë hashashin me leje po e studiojmë, shtete të tjera e kanë bërë… Jemi shumë të avancuar, por akoma nuk jemi në kapitullin e fundit”, tha kryeministri Rama.