Nga Shqipëria / E Premte 3 Prill 2020, 21:09

Noizy i bën surprizën e paparë fansave gjatë karantinës

Noizy ka vendosur t'i surprizojë fansat gjatë kësaj periudhe në karantinë dhe sigurisht me muzikën e tij. Nëse mendoni se ka publikuar vetëm një këngë, e keni gabim sepse reperi ka publikuar një album të tërë. Albumin "Epoka", fansat mund ta dëgjojnë të gjithin të publikuar në Youtube.

Ky album përmban 10 këngë të zhanrit hip hop dhe janë pëlqyer shumë nga fansat e reperit. Kjo shihet nga shikimet e shumta që këngët kanë gjeneruar në Youtube dhe nga komentet.

Noizy ka paralajmëruar se ka edhe 2 albume të tjera gati. Deri në publikimin e tyre, po ju lëmë të dëgjoni albumin "Epoka".