Nga Shqipëria / E Premte 3 Prill 2020, 19:07

Rama tregon ç'do të ndodhë me bursat e studentëve

Në një video live në llogarinë e tij të facebook-ut, kryeministri Edi Rama, ka treguar se çfarë do të ndodhë me bursat e studenteve.

Ai ka treguar se bursat e ekselentëve por as bursat e studenteve të tjerë përfitues, nuk do të preken. Kjo sepse me këto bursa sot ndihmojnë familjen.

'Ekselentëve nuk do u heqim asnjë qindarkë, pasi i konsiderojmë njerëz me dinjitet që janë mbyllur në shtëpi nga halli i madh. Por as të tjerëve nuk do u heqim bursën, pasi nuk janë atje se nuk duan të shkojnë në shkollë. Ato bursa sot ndihmojnë edhe familjen, patjetër", u shpreh Rama.