Nga Shqipëria / E Premte 3 Prill 2020, 00:12

Shkodër/ Nga 15 teste për Koronavirus, rezultojnë pozitiv 12 persona

Në Shkodër janë bërë sot 15 teste me Koronavirus. Nga këto 15 teste kanë rezultuar pozitiv 12 persona.

12 personat që kanë dalë me Koronavirus janë pjesëtarë të familjes së dy rasteve të infektuara që dolën sëfundmi në lagjet Kiras dhe në Dobrac.

Kujtojmë se deri më tani në Shqipëri janë konfirmuar me Koronavirus 277 individë. Në 24 orët e fundit 9 pacientë rezultuan të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 76. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:

Tiranë 143 raste
Durrës 30 raste
Lushnje 4 raste
Elbasan 8 raste
Fier 23 raste
Kavajë 6 raste
Rrogozhinë 2 raste
Korçë 16 raste
Vlorë 5 raste
Shkodër 10 raste
Lezhë 6 raste
Berat 1 rast
Has 8 raste
Krujë 5 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 4 raste
Mirditë 2 raste