Nga Shqipëria / E Enjte 2 Prill 2020, 23:11

Arrin në 1 milion numri i të konfirmuarve me Koronavirus në botë

Koronavirusi, me epiqendër fillimisht në Kinë, u përhap me shpejtësi në shumë vende të botës duke u kthyer në një shqetësim global. Numri i të testuarve pozitiv ka arritur në 1,009,568 në mbarë botën.

Kjo shifër nuk përcakton numrin real të të prekurve, por thjesht individët që kanë rezultuar pozitiv, duke mos përfshirë viktimat apo të shëruarit.

Gjithsej janë shënuar 52.855 të vdekur dhe 211.879 persona janë shëruar.

SHBA është vendi i parë në botë me numrin më të lartë të të prekurve, 240511 individë, i ndjekur më pas nga Italia me 115242 dhe Spanja me 112065.

Përsa i përket numrit të viktimave, shifra më e lartë është në Itali me 13915, pasuar më pas nga Spanja ku 10348 persona kanë humbur jetën.

Kina ndonëse ishte epiqendra e Koronavirusit, rradhitet e pesta në rradhë për numrin e të infektuarve, pas ShBA-së, Italisë, Spanjës dhe Gjermanisë me 81589 të infektuar. Përsa i përket numrit të viktimave në total 3318 persona kanë humbur jetën në Kinë.