Nga Shqipëria / E Enjte 2 Prill 2020, 18:06

Rritja e numrit të viktimave në New York/ Kamionët me frigorifer po përdoren si morgje

Numri i viktimave në qytetin e Neë York-ut është rritur ndjeshëm. Në një video të mediave të huaja, të cilën e ka postuar dhe kryeministri Edi Rama në llogarinë e tij të Facebook-ut, është bërë e ditur se disa spitale kanë marrë masa të dëshpëruara.

Trupat e viktimave janë parë duke u ngarkuar në një kamion me frigorifer duke përdorur një vinç. Numri i viktimave në qytet ka kaluar 1000 veta. Sipas raportimit nga agjencia e lajmeve "The Independent", arsyeja e përdorimit të këtyre kamionave ishte nga pamundësia e spitaleve për të mbajtur numrin e shtuar të kufomave në morgun e tyre. Kamionët me frigorifer do të përdoren si morgje të përkohshme.