Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Prill 2020, 16:04

Vendimi i ri: Shtyhet sërish hapja e shkollave dhe kopshteve

Institucionet arsimore publike dhe jopublike dhe çerdhet, që kishin caktuar datën 3 prill si afat për të mbajtur mbyllur aktivitet, do vazhdojnë të jenë të mbyllura deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga Koronavirusi. Urdhri i ri është firmosur sot nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Shtyrja e veprimtarisë mësimore është një ndër masat e marra për parandalimin e përhapjes së virusit. Kujtojmë se deri më tani janë regjistruar 259 raste me Koronavirus.