Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Prill 2020, 15:03

Vjen lajmi i mirë: Shkon në 13 numri i stafit mjekësor të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë lajmin e mirë se edhe 5 pjesëtarë të personelit shëndetësor rezultojnë të shëruar pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Manastirliu shkruan se ka shkruar në 13 numri i anëtarëve të personelit shëndetësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës. 

Deri tani janë 67 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Të shëruarit do të vijojnë të jetë të vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore.