Kryeministri Rama ishte në një lidhje me skype në emisionin “Provokacija”. Gjatë bisedës me gazetarin Mustafa Nano, kryeministri u shpreh se masat drastike që ka ndërmarrë në izolimin e qytetarëve do të mund të frenojnë përhapjen e koronavirusit dhe do të mund të shmangin katastrofën.
Rama tha gjithashtu se ai vetë nuk ka bërë testim për koronavirusin pasi nuk e ka parë të nevojshme dhe të arsyeshme duke qenë se nuk ka simptoma.
Mustafa Nano: Për tu kthyer të kriza aktuale, unë pata një testim në familjen time. Dikush kishte temperaturë dhe u detyrova që edhe unë të bëj testin për të cilin rezultova negativ. Po ju keni bërë ndonjë testim?
Edi Rama: Jo. Mendoj se nuk duhet të testohet kush nuk ka simptoma, por gjithkush duhet të sillet njësoj sikur e ka koronavirusin. Që do të thotë se duke u testuar nuk është se ndryshon diçka.
Mustafa Nano: Rasti i Boris Johnson tregon që edhe kryeministrat e vendeve të mëdha mund të infektohen
Edi Rama: Shumica e kanë bërë…
