Feron dhe Arbenitën kjo periudhë pandemie i ka gjetur larg njëri-tjetrit. Arbenita ndodhet në Londër ndërsa Fero në Prishtinë. Bukuroshja po e kalon karantinimin vetëm dhe i mungon i dashuri dhe familja.
Këtë Arbenita e ka shprehur me postimin e fundit në Instagram duke uruar që e gjitha të përfundojë sa më shpejt.

"Kam ngecur në Londër. Nuk mund të kthehem për të takuar familjen dhe të dashurin. Shpresoj që e gjithë kjo të përfundojë mirë,” shkruan Arbenita.
Ndërkohë edhe Feros po i mungon e dashura. Reperi së fundmi postoi një foto të tyre të vjetër ku shkruante "Gruaja jem ma e mira n'botë".

