Italia vazhdon të mbetet në një situatë problematike për shkak të koronavirusit. Teksa dje shifrat dhanë pak shpresë, duke qenë se ishin shënuar më pak raste të reja të prekur nga Covid-19, sot shifrat paraqesin sërish një bilanc tragjik.
837 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit, një shifër kjo më e lart se dje, ku u shënuan 812. Raste të reja me Covid-19 janë shënuar 4,053.
Numri total i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 12,428. Ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në total në 105,792.
Kujtojmë që drejt Italisë u nis të shtunën një grup prej 30 mjekësh shqiptarë që do të ndihmojnë në luftën kundër Koronavirusit.
