Pak ditë më parë ish-banori i "Big Brother Albania", Petrit Bylykbashi deklaroi se është prekur nga koronavirusi. Sot Petriti ishte në një lidhje live me emisionin "Shqipëria live", ku tregoi simptomat që ka patur.
Petriti u shpreh se nuk e di si është infektuar pasi kohët e fundit ka pasur kontakte me mbi 80 persona në ditë dhe shumica e tyre vinin nga vende të tjera Evropiane.
“Kam katër ditë që kam rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa simptomat është dita e 11 që i kam. Kam pasur dhembje, kollë e thatë, shtrëngim në gjoks. Por unë s’kam pasur ethe, në asnjë moment. Dhimbjet 10 minuta më kanë zgjatur. Temperaturë kam pasur jo aq të madhe, vetëm dy herë. Realisht nuk e di nga kush e kam marrë sëmundjen, por në atë kohë që unë jam prekur nga Covid-19 kam pasur takim me mbi 80 persona në ditë. Kam pasur kontakte me persona që kanë pasur ardhur nga vendet evropiane, nuk kam një vend se ku mund ta drejtoj gishtin. Po sigurisht ia kam transmetuar të gjithëve që jam i infektuar me virus. Edhe katër personat që unë i kam pasur afër gjatë gjithë kohës, kanë rezultuar negativë. Ato kanë bërë testimet, të gjithë janë në vetëizolim. Unë jam mësuar të qëndroj në shtëpi, kam qëndruar dhe në Big Brother. Ushqimin po ma sjellin para derës së banesës”, u shpreh Petriti.
View this post on Instagram
