Nga Shqipëria / E Martë 31 Mars 2020, 11:11

Koronavirusi: Erdogan dhuron pagën e tij për 7 muaj

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka nisur Fushatën Kombëtare të Solidaritetit për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19. Mediat turke bëjnë të ditur se Erdogan ka dhuruar 7 muaj të pagës së tij për të ndihmuar në këtë luftë.

Kështu presidenti është bërë iniciator i Fushatës Kombëtare të Solidaritetit dhe në një video-konferencë i bëri thirrje institucioneve, organizatave dhe njerëzve t'i bashkohen fushatës.

Mediat turke shkruajnë se paga mujtore e Erdoganit për vitin 2020 është 81 mijë lira. Për 7 muaj ai do të dhurojë 568 mijë lira turke.

Erdogan ka bërë të ditur se edhe anëtarët e kabinetit në qeveri kanë dhuruar gjithashtu.