Për të ndihmuar në luftën kundër Koronavirusit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dhuruar 1.1 milion dollarë për qeverinë e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i SHBA-ve Kosovë, Philip S.Kosnett, me anë të një postimi në Twitter.

Po ashtu Bashkimi Evropian ka ndarë 5 milionë euro ndihmë për Kosovën. Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka nënshkruar sot një kontratë me vlerë 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë.
