Situata në Itali vazhdon të jetë e rëndë prej koronavirusit, ku numri i të prekurve i ka kaluar 100 mijë. Mes tyre janë edhe 8,358 mjekë të infektuar. Mediat italiane raportojnë se 63 prej heronjve kanë humbur jetën duke luftuar me "armikun e padukshëm".
Dy viktimat e fundit janë Guida Riva, doktoreshë nga Bergamo dhe Valter Tarantini, gjinekolog nga Forli.
Mjekët dhe infermierët të cilët janë në frontin e parë të luftës me koronavirusin, kanë marrë një surprizë shumë të bukur nga policët dhe zjarrëfikësit mbrëmjen e djeshme. Ata u mblodhën para spitalit Vito Fazzi në Lecce duke vendosur himnin italian e duke përshëndetur mjekët me dritat e makinave të tyre.
"Shkon në punë për një tjetër turn dhe gjen ata të cilat janë aty duke të të mbështetur, duke të të inkurajuar të mos dorëzohesh. Dhe përlotesh", shkruajti një infermiere.
