Italia, vendi i cili ka numrin më të madh të të infektuarve nga Koronavirusi, sot ka shënuar më pak raste pozitive duke treguar kështu se vetëizolimi i të gjithë qytetarëve ka funksionuar. Në 24 orët e fundit janë shënuar 4,050 raste të reja të prekur nga Covid-19.
Ndërsa numri i viktimave vazhdon të mbetet problematik. 812 viktima janë shënuar 24 orët e fundit, duke e çuar kështu numrin total të viktimave nga koronavirusi në 11,591.
Numri i të infektuarve ka shkuar në total në 101,739.
Kujtojmë që drejt Italisë u nis të shtunën një grup prej 30 mjekësh shqiptarë që do të ndihmojnë në luftën kundër Koronavirusit.
