Gjermania ka vendosur ta luftojë koronavirusin duke përdorur metodën e Koresë së Jugut duke testuar 200 mijë njerëz në ditë. Mediat e huaja raportojnë se qeveria e Angela Merkelit ka vendosur të testojë të gjitha rastet e dyshuara dhe të gjithë kontaktet e pacientëve të konfirmuar.
Aktualisht Gjermania ka bërë më shumë teste se çdo vend tjetër evropian, 500 mijë teste në javë, por së shpejti do të bëjë dyfishin e këtij kapaciteti.
Planet e qeverisë gjermane u zbuluan nga një dokument i siguruar nga mediat gjermane. Sipas këtij dokumenti, ideja është që Gjermania të kalojë nga testet që konfirmojnë virusin tek testet që e kapin në kohë atë.
Strategjinë "gjurmo, testo, trajto", përdori edhe Korea e Jugut e cila tani e ka nën kontroll shpërthimin e virusit.
