Nga Shqipëria / E Hënë 30 Mars 2020, 18:06

Videoja e saj bëri xhiron në rrjet, qytetarët ndihmojnë të moshuarën nga Vlora

Ditën e sotme videoja e një të moshuare nga Vlora bëri xhiron e rrjetit. 84 vjeçarja shprehej se nuk kishte ngrënë për dy ditë, se jeton e vetme dhe askush nuk ishte interesuar për të.

“Jam vetëm. Jam 84 vjeçe, jam pa njeri fare në shtëpi. Nuk kam asnjë ndihmë, të paktën të na blenin një pako makarona. Po pi ujë me sheqer. Dhe do dal le të më marrë dhe të më fusë në burg policia se unë po rri pa ngrënë", shprehej e moshuara.

Pas publikimit të vidoes, qyetetarë të shumtë kanë ofruar ndihmën e tyre për të moshuarën. Mes personave që e kanë ndihmuar është edhe pronari i një furre buke në Vlorë. Ai ka sjellë për të moshuarën ushqime, bukë dhe një thes miell.

Pronari ka treguar se sapo ka parë videon ka ndjerë ta ndihmojë të moshuarën. Asaj i ka qeshur më në fund buza dhe ka falenderuar qytetarin. "T'u bëftë dita 1000", shprehet mes të tjerash ajo./ "ABC News"