Nga Shqipëria / E Hënë 30 Mars 2020, 17:05

Lufta me Koronavirusin/ Rama: Kemi kërkuar ndihmë nga NATO

Prej ditësh Shqipëria, njëjtë si shumë shtete të tjera të botës, po përballet me Koronavirusin. Kryeministri Edi Rama, në emisionin "Top Talk" në "Top Channel", ka bërë me dije se në këtë situatë të vështirë Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Nato.

Ai shprehet se njëjtë si Mali i Zi që ka bërë kërkesë NATOS për respiratorë, njëjtë ka bërë dhe Shqipëria. Mirëpo ende nuk është marrë një përgjigje.

"Ne kemi bërë të njëjtën procedurë, por nuk e di pse nuk është bërë lajm, por kjo nuk është puna jonë. Ne kemi ndjekur procedurën që kanë ndjekur dhe vendet e tjera. Nuk jam i informuar nëse ka pasur një përgjigje nëse do kishte pasur do isha informuar. Edhe njëherë që mos krijojmë iluzione, se shumë kush thotë “ua dha lekët Evropa”, ato nuk kanë ardhur me valixhe, nuk janë këto paratë që dalin nëpër televizor që qarkullojnë me shpejtësi.