Nga Shqipëria / E Hënë 30 Mars 2020, 12:12

Bruno Mars dhuron shumën e majme për luftën kundër koronavirusit

Shumë artistë kanë dhënë kontributet e tyre për situatën e vështirë që po kalon bota si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Mes tyre është edhe këngëtari Bruno Mars. 

Bruno Mars ka dhuruar 1 milion dollar për MGM Resorts Foundation. Paratë do të shkojnë për të ndihmuar punonjësit e MGM dhe familjet e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Këngëtari ka ndihmuar kështu personat që kanë humbur vendet e punës të cilët do të marrin të ardhura si dhe do t’ju paguhet qiraja e shtëpisë apo edhe këstet e kredisë.