Një lajm i mirë vjen nga një e moshuar 80-vjeçare e cila është shëruar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook kryeministri Rama.
“Lajm i mirë: Nënë Haxhireja nga Durrësi, plot 80 vjeç, u shërua”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.
40 persona kanë arritur të shërohen nga sëmundja e COVID-19 në vendin tonë.
212 persona janë të infektuar dhe deri më tani fatkeqësisht 12 persona kanë humbur jetën.
