Nga Shqipëria / E Diel 29 Mars 2020, 22:10

Koronavirusi i merr jetën 19-vjeçarit italian, doktorët i thanë: Mos u shqetëso se je i ri

Një i ri italian ka humbur jetën nga koronavirusi, pak kohë pasi mjekët i thanë të mos shqetësohej sepse është i ri. Luca Di Nicola, 19 vjeç nga Nereto e Italisë, punonte si shef kuzhine në një restorant në Londër së bashku me mamanë e tij dhe partnerin e saj.

I riu italian ndërroi jetë në Londër si pasojë e pneumonisë. Familja e 19-vjeçarit tregoi se ai ishte i shëndetshëm dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje.

Ata treguan se Luca një javë para se të ndërronte jetën kishte ethe dhe kollë. Në 23 mars gjendja e tij ishte rënduar. Doktorët e vizituan në shtëpi dhe i thanë se ai ishte i ri, i fuqishëm dhe nuk kishte pse të shqetësohej. Ditën tjetër ai filloi të kishte dhimbje kraharori. Mamaja e tij vuri re se buzët i ishin enjtur dhe telefonoi ambulancën. I riu u dërgua në spital, por pas gjysmë ore ndërroi jetë.

Burimi: Dailymail