Nga Shqipëria / E Diel 29 Mars 2020, 17:05

1 vit nga premiera, tani '2 gisht mjaltë' do të mund ta shihni online

Një nga filmat më të suksesshëm të kinematografisë shqiptare, që theu rekord në shitjen e biletave, "2 gisht mjaltë", së shpejti do të mund ta ndiqni online. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë producenti i këtij filmi, Ermal Mamaqi përmes një postimi në Instagram. 

Ermali ka shkëputur një pjesë nga filmi, për të informuar fansat se ka kaluar 1 vit nga premiera e "2 gisht mjaltë" dhe filmi këtë javë do të dalë online për të gjithë ata që nuk e kanë parë ende ose duan ta shohin sërish.

Kujtojmë që në këtë film luajnë Ermal Mamaqi, Elvana Gjata, Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku e shumë aktorë të tjerë të mirënjohur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on