Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Mars 2020, 10:10

Humb jetën 67 vjeçari, viktima e 10 me Koronavirus në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm një tjetër pacient ka ndërruar jetë në spitalin e Infektivit. Bëhet fjalë për një 67 vjeçar nga Tirana, i cili ishte që prej 10 ditësh i sëmurë, ndërsa që prej 4 ditësh ishte në terapi intensive, në gjendje të rëndë.

Përpos Koronavirusit ai vuante dhe nga hipertensioni. 67 vjeçari është viktima e 10 në Shqipëri.

Njoftimi

Ministria e Shëndetësisë:

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19.
67-vjeçari me inicialet Ll. N. ishte prej 10 ditësh i sëmurë dhe po trajtohej prej katër ditësh në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacienti që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.
67-vjeçari është viktima e dhjetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente nga Vlora, me inicialet L. M., e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv dhe në dy ditët e fundit në terapi intensive në gjendje të rëndë. Ju informojmë se pacientja që rezultonte në kartelën e spitalit infektiv në moshën 52 vjeçare, sikundër u raportua mbrëmjen e djeshme, pas verifikimeve me gjendjen civile, është 72-vjeçare.