Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Mars 2020, 10:10

Pas 48 vitesh punë, mjeku i Infektivit rikthehet në detyrë

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se mjeku i infektivit, Dhimitër Kraja, është kthyer në detyrë pas 48 vitesh punë. Ai është i pari që i është përgjigjur thirrjes për t'u kthyer në shërbim, për të ndihmuar në këto ditë të vështira si pasojë e Koronavirusit.

"Prof. Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv. Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, pas 48 vitesh punë, është përgjigjur i pari thirrjes për t’u kthyer në shërbim, për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këto ditë të vështira. Respekt", shkruan Manastirliu ne rrjete sociale.