Ditën e sotme kryeministri Rama në një video live në Facebook bëri të ditur se nga e hëna do të nisin fluturimet për të rikthyer në atdhe të gjithë shqiptarët që kanë mbetur jashtë.
Riatdhesimi do të bëhet falas dhe neser do të listohen pikat se ku do të merren qytetarët. Megjithatë riatdhesimi nuk do përfshijë shqiptarët që jetojnë në Itali.
Këtë e ka bërë të ditur sërish vetë kryeministri duke iu përgjigjur qytetarëve në faqjen e tij në Facebook. Mes komenteve të shumta, dy shqiptarë që jetojnë në Itali e kanë pyetur kryeministrin sesi mund të rikthehen në atdhe dhe përgjigja e tij ishte: "Nuk do të ktheheni derisa të mbarojë lufta".


