Italia ka shënuar numrin më të madh të viktimave. Mediat italiane raportojnë se janë shënuar 969 viktima në një ditë nga koronavirusi, një shifër kjo që nuk ka qenë kurrë më e lartë.
Shumica e viktimave janë shënuar në Lombardi, me 541 viktima në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 9.134.
Ndërkohë numri i të infektuarve është rritur me 4.401 persona, duke shkuar në total mbi 86.498 raste.
Mediat italiane raportojnë se deri në këto momente 3.732 persona janë në terapi intensive.
