Një i moshuar i moshës 101 vjeçare, në Rimini të Italisë, ka arritur të shërohet nga Koronavirusi. Ai ka lindur në vitin 1919, në kohën e epidemisë së gripit spanjoll.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetarja e bashkisë së Reminit, Gloria Lisi. Ajo tha për mediat lokale se të enjten 101 vjeçari është larguar nga spitali dhe është kthyer në shtëpi.
"Një detaj që e bën jetën e tij vërtetë të jashtëzakonshme ëshë fakti që ka lindur në mes të një pandemie tjetër tragjike botërore si gripi spanjoll. Në 101 vite ai ka parë gjithçka: luftë, uri, dhimbje, krizë dhe ringjallje. Dhe pastaj në moshën 101 vjeçare, fati i solli këtë sfidë të re", është shprehur Lisi.
Burimi: "thelocal.it"
