Matt Hancock, ministri i shëndetësisë në Britaninë e Madhe, ka rezultuar pozitiv për Koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi të bërë në Twitter.

Ai shkruan se ka simptoma të lehta, është izoluar dhe do të vazhdojë punën nga shtëpia. “Duke ndjekur këshillat e mjekëve, e bëra testin për Koronavirus. Rezultova pozitiv. Për fat të mirë kam simptoma të lehta dhe do të vazhdoj të punoj nga shtëpi në vetë-izolim. Është jetësorë që të ndjekim këshillat për të mbrojtur NHS dhe të shpëtojmë jetë", shkruan ministri.

Kujtojmë se dhe kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka rezultuar po ashtu me Koronavirus. Ai është izoluar dhe po udhëheq qeverinë nga shtëpia me anë të video-konferencave.

