Kryeministri Edi Rama ka kthyer disa përgjigje në llogarinë e tij të Facebook-ut. Në këto ditë izolimi si pasojë e Koronavirusit, dikush i shkruan se si do i bëhet me shëtitjet e qenit, nëse lejohet që qeni të shëtitet gjatë orarit të lejuar për lëvizje.
Rama ka treguar se është dhënë një porosi për fleksibilitet nga policia për ata që nxjerrin jashtë qenin.
"Kemi dhënë një porosi për fleksibilitet nga policia për ata që nxjerrin jashtë qenin, por ka raste që me sebepin e qenit rrinë jashtë vetë", ka replikuar kryeministri.

