Nga Shqipëria / E Premte 27 Mars 2020, 13:01

Rama: Nga e Hëna dilet me leje edhe në pazar

Përmes një statusi në llogarinë e tij të Facebook-ut, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është gati një aplikacion online ose me sms për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar.

Po ashtu ai ka njoftuar se si javën e shkuar, nga ora 13:00 neser deri të hënën 5:00 vendi do të izolohet dhe askush nuk do të lejohet të dalë.

Njoftimi

Gati aplikacioni online ose me sms për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar!

Njësoj si javën e shkuar, nga ora 13.00 nesër deri të hënën 05.00 të gjithë në shtëpi dhe të gjithë qepenat mbyllur!

Nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes.