Nga Shqipëria / E Premte 27 Mars 2020, 13:01

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, del me Koronavirus

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

"Z.Johnson ka shfaqur simptoma të lehta dhe do të izolohet në Downing Street, pasi të testohet sërish nga stafi i NHS", thuhet në një deklaratë të qeverisë.

Në një postim në rrjete sociale, Johnson shkruan: "Gjatë 24 orëve të fundit unë kam shfaqur simptoma të lehta/ të buta dhe kam rezultuar pozitiv për Koronavirus. Tani jam duke u izoluar por do të vazhdoj të udhëheq qeverinë ndërmjet video-konferencave në luftën kundër virusit. Së bashku do ta mposhtim këtë!"